Peja ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit me shifrat 75:68 (19:13, 20:14, 20:16, 16:25).
Sfida u zhvillua në kuadër të javës së tetë të ProCredit Superligës.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe gjatë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 19:13. Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku e thelluan epërsinë më shumë, për të shkuar në pushim me rezultat 39:27.
Peja në periodën e tretë kishte epërsi deri në 20 pikë, 51:31, e 59:39, derisa në dhjetë minutat e fundit, kuqezinjtë u rikthyen për të afruar shifrat në 64:59, megjithatë nuk arritën përmbysjen dhe Peja u rikthye te fitoret, për të triumfuar 75:68.
Më të dalluarit te Peja ishin Jasquez Yoë me 13 pikë e 12 kërcime dhe Musab Mala me 14 pikë e shtatë asistime, ndërsa te Vëllaznimi më i dalluari ishte Trey Anderson me 18 pikë e tetë kërcime.
Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e pesë humbje.