Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina ka shkëlqyer sërish.
Astera në ndeshjen hapëse për Washington St. ka qenë vendimtare me një trepikësh në sekondat e fundit për triumfin 83:82 ndaj Eastern Washington Eagles.
Tuhina e përfundoi ndeshjen me 13 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, një bllokadë dhe një top të vjedhur.
Astera është njëra nga basketbollistet më të dalluara të Kosovës, duke luajtur rregullisht me Kosovën A, derisa më parë ka luajtur edhe për grupmoshat e reja.