Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, thotë se klubi i Basketbollit Drita nuk është shuar.
“Ata që historikisht kanë keqmenaxhuar fondet publike dhe kanë lënë pas dore sportin, si dhe ata që njihen për trajtimin e dyshimtë të buxhetit publik, kanë përhapur edhe një herë pretendime të pabaza”, tha Kushtrim Zeqiri.
Drejtori i Sportit, me tej tregon se: le të shohim mbështetjen e ofruar për K.B. Drita që nga fillimi i mandatit tonë: më 2022 - 5,600 euro, 2023 - 10,000 euro dhe sivjet (2024) - 8,000 euro.
Sipas tij janë 23.600 euro gjithsej për 3 vjet.
Drejtori Zeqiri, ka treguar me shifra edhe për mbështetjen në të kaluarën:
Kjo ishte mbështetja në vitet para nesh: më 2021 - 4,300 euro, 2020 - 0 euro dhe më 2019 - 5,000 euro. Apo 9300 euro gjithsej për 3 vjet.
“Nën qeverisjen tonë, Klubi i Basketbollit Drita, ka marrë mbështetje financiare rekord. Kryetari i komunës gjithashtu ka siguruar sponsorizim për klubin.
Pjesëmarrja në gara është një çështje procedurale dhe rregullohet nga rregulloret e brendshme të Federatës së Basketbollit dhe MKRS-së”, tha Zeqiri.
Drejtori i Sportit, theksoi se: së fundmi, për ata që pengojnë çdo projekt dhe çdo hap përpara të qytetit tonë: Mos gënjeni.