Përfaqësues të institucioneve, federatave dhe të komunitetit sportiv janë bashkuar sërish në platformën “Tryeza e Sportit”, e gjashta më radhë e organizuar nga Ministria e Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm dhe Menaxheri i Përfaqësueseve, Adriatik Rraci.
Në Tryezën e gjashtë të Sportit është diskutuar për risitë e Ligjit të Sportit, nga të cilat përfiton i gjithë komuniteti sportiv në Republikën e Kosovës. Temat të cilat janë trajtuar gjatë Tryezës ishin:
Ndryshimet e nevojshme statutore të organizatave sportive
Detyrat dhe përgjegjësitë e federatave, si dhe procedura e lejimit të veprimtarisë së tyre
Statusi i klubeve sportive dhe regjistrimi i tyre
Licencimi i trajnerëve, instruktorëve dhe agjentëve sportiv
Kujdesi për sportistët, masat për mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së sportistëve
Detyrimet kontraktuale ndaj sportistëve
Zhvillimi i sportit në të gjitha nivelet dhe garat ndërkombëtare
Procedura e regjistrimit të skollave të sportit, qendrave të fitnesit dhe qendrave sportive
Sistemi i ri i financimit të sportit, lidhja me performancën, transparencën dhe auditimin
Të drejtat e transmetimit dhe reklamat gjatë garës sportive.
Drejtësia sportive
Papajtueshmëria në ushtrimin e funksioneve në sport, dhe
Tema tjera nga nenet përkatëse të Ligjit.
U diskutua gjithashtu për zhvillimin e sportit në të gjitha nivelet dhe garat ndërkombëtare, procedurat e regjistrimit të shkollave të sportit, qendrave të fitnesit dhe qendrave sportive, sistemi i ri i financimit të sportit, lidhja me performancën dhe transparencën e auditimin.