Probleme shëndetësore për trajnerin legjendar të NBA-së

Basketboll

Probleme shëndetësore për trajnerin legjendar të NBA-së

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 12:47
Gregg Popovich

Gjendja shëndetësore e trajnerit legjendar të NBA, Gregg Popovich, po i shqetëson të gjithë fansat e basketbollit amerikan. Drejtuesit e San Antonio Spurs preferojnë, duke respektuar privatësinë e trajnerit 75-vjeçar, të mos hyjnë në detaje.

Trajneri nuk ishte në stol edhe në ndeshjen e fundit ndaj Minnesota për shkak të asaj që u përkufizua vetëm si një “problem mjekësor”. Nuk ka mbërritur ende një buletin i vërtetë mjekësor, por sigurisht që nuk është një sëmundje sezonale, por diçka më serioze.

Trajneri legjendar i San Antonio, për herë të fundit ka dalë në media pas humbjes ndaj Washington, por u largua nga konferenca për shtyp. Vendin e tij te skuadra teksane e ka zënë ndihmësi i tij Mitch Johnson. Ai do të qëndrojë në krye deri në rikthimin e trajnerit legjendar të aftë.

Gregg Popovich ka fituar mbi 1390 ndeshje dhe pesë tituj kampionë si trajner në NBA.

Ditët në vijim, Spurs do të japin informacione për gjendjen shëndetësore të Pop, por e gjithë bota e NBA po i mbajnë gishtat të kryqëzuar me shpresën për të parë Gregg Popovich përsëri në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat