Kanë filluar garat në edicionin e tretë të JR NBA Kosova.
Sot është zhvilluar xhiroja e parë dhe dytë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren.
Më 11 nëntor zhvillohet xhiroja e tretë dhe katërt, derisa e pesta më 14 nëntor.
Siç dihet, në këtë garë marrin pjesë, 30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-14 vjeç në të dyja konkurrencat.
Projekti për vitin e tretë radhazi po realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes NBA-së dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe bashkëpunimit të ngushtë me Federatën e Sportit Shkollor.
Ky është edicioni i tretë i JR NBA Kosovës, që ka për synim zhvillimin e gjeneratave të reja.