Kombëtarja gati për para-eliminatoret e botërorit 2027

Basketboll

Kombëtarja gati për para-eliminatoret e botërorit 2027

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 12:54
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja shqiptare e meshkujve në basketboll do të nisë së shpejti grumbullimin për të zhvilluar ndeshjet e radhës së fazës para-eliminatore të Kupës së Botës 2027.

Më 21 nëntor, në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, do të përballet me Austrinë (ora 19:30). Shqipëria ndodhet në Grupin C, ku është edhe Armenia, që është pushim.

Kuqezinjtë janë mundur në ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Armenisë (84-79), ndaj kombëtarja do të kërkojë fitoren e parë në këtë turne, për të mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikuar më tej.

FSHB, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar edhe listën e basketbollistëve të grumbulluar për këtë ndeshje. Austria ka fituar ndeshjen e parë në grup ndaj Armenisë (106-91).

Ndeshjet e kombëtares

Armeni – Shqipëri, 84-79

21 nëntor, Shqipëri – Austri

20 shkurt, Shqipëri – Armeni

23 shkurt, Austri – Shqipëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat