Tirana me marsh të pestë në krye

Basketboll

Tirana me marsh të pestë në krye

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 13:34
Pamje nga ndeshja

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka nisur dje javën e pestë me dy ndeshje në kryeqytet dhe në Elbasan.

Tirana ka shënuar suksesin e pestë radhazi, duke i konsoliduar pozitat në vendin e parë, teksa ka mposhtur Teutën në sallën “Farie Hoti” me rezultatin treshifror 104-74. Një takim pa shumë histori, i dominuar nga vajzat bardheblu të trajneres Mirza Alibegaj.

Tirana e nisi me ritëm lojën, duke fituar periodën e parë 26-14, ndërsa mori edhe të dytën 26-19, për të shkuar në pushimin e madh me 20 pikë avantazh, në shifrat 52-32. Teuta bën më mirë në çerekun e tretë, ku fiton 18- 27, për të ngushtuar në 70-59 pas 30 minutash lojë. Megjithatë Tirana thellon sërish, teksa merr çerekun e fundit në shifrat 34-17, për të vulosur suksesin me 30 pikë avantazh.

Efikasitetin më të lartë te ekipi bardheblu e kishte Morina Bojka, e cila “flirtoi” me tripletën dyshifrore, teksa regjistroi 23 pikë, 14 kërcime dhe 7 asistime.

gjithashtu edhe A’Lexxus Davis me 16 pikë e 25 kërcime si dhe Liliane Ndongbwo me 33 pikë dhe 10 kërcime. Për Teutën u dallua Jainaya Jones, por tripleta dyshifore e amerikanes (32 pikë, 10 kërcime, 10 asistime) mbeti vetëm për vlerë statistikore. Sukses me tre shifra regjistroi edhe Flamurtari në transfertën kundër Elbasanit. Vlonjatet e trajnerit Agim Dalipi triumfuan me rezultatin 64-119 në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.

Flamurtari tregoi rendiment të lartë në fazën sulmuese, duke i fituar bindshëm të katërta periodat përkatësisht në shifrat 9-23, 14-39, 20-28 dhe 21- 29. Plot 55 pikë diferencë që tregojnë qartë superioritetin e vlonjateve në këtë takim, me bregdetaret që ngjiten në vendin e dytë në renditje.

Ndërkohë Elbasani vijon të koleksionojë vetëm humbje, për tu pozicionuar në fund të tabelës. Cerra Maholmes me 22 pikë dhe 11 kërcime ishte më e mira në radhët e mikeve, mbështetur nga Jose-Ann Johnson me 21 pikë e 9 kërcime dhe Desiree Ramos me 12 pikë dhe po kaq kërcime. Për Elbasani u dallua Dea Sali, si shënuesja më e mirë e ndeshjes me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat