Trepça fitoi kundër Yllit me veç tri pikë më shumë. Rezultati përfundoi 66:69.
“Xhebrailat” në çerekun e katërt arritën të kalojnë në epërsi, por kjo nuk zgjati shumë minuta.
Edhe pjesa e parë e përballjes u takoi mitrovicasëve pasi e mbyllën atë me rezultat 24:36.
Kjo ndeshje është e vlefshme për ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Deri te kjo përballje e cila u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, “Xhebrailat” kanë shënuar 5 fitore dhe tri herë kanë pësuar, kurse mitrovicasit fituan gjashtë duele dhe i humbën dy.
Këto dy skuadra ishin edhe finaliste të edicionit të kaluar, ku Treça arriti të shpallej kampione vetëm pas ndeshjes së pestë të finales, madje me vetëm një pikë diferencë 67:66.