Peja shënoi fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 69:85 (22:25, 20:22, 14:18, 13:20), në javën e nëntë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.
Sa i përket pjesës së parë, ajo ishte kryesisht e baraspeshuar, ku për një nuancë pejanët ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 42:47.
Ngjashëm ishte edhe perioda e tretë, 14:18, me mysafirët që e ngritën epërsinë, derisa e vulosën fitoren në dhjetë minutat e katërt, që e fituan 13:20, për të triumfuar në fund 69:85.
Të vendasit u dallua Jordan Johnson shënoi 25 pikë, ndërsa te mysafirët Beck Terwell me 18 pikë e gjashtë kërcime.
Proton Cable Prizreni ka dy fitore e shtatë humbje, kurse Peja katër fitore e pesë humbje.