​Choulet merr drejtimin e Kosovës në basketboll, shpalos objektivat e tij

Basketboll

​Choulet merr drejtimin e Kosovës në basketboll, shpalos objektivat e tij

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 11:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Francezi Jean-Denys Choulet do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në basketboll për tri vitet e ardhshme.

Choulet u prezantua në një konferencë për media nga sekretarja e Federatës së Basketbollit, Elvira Dushku dhe koordinatori i Kombëtares, Adriatik Rraci.

Choulet tha se vendosi që të marrë drejtimin e Kosovës me synimin për ta rritur nivelin e paraqitjeve të mira në arenën ndërkombëtare dhe se këtë do të kërkojë ta nis me ndeshjen e 24 nëntorit kundër Zvicrës.

Ai shtoi se puna e tij do të jetë e fokusuar në ndërtimin e një grupi që punon së bashku me përkushtimin më të madh duke përfshirë edhe basketbollistë të rinj vendorë dhe se në kombëtare do të ofrohen vetëm ata që japin maksimumin në parket.

Nga ana tjetër, Rraci bëri të ditur se për stolin e trajnerit të Kosovës kishte shumë alternativa, por që Choulet u zgjodh nga federata për shkak të përvojës së tij të madhe në arenën ndërkombëtare.

Choulet vjen në krye të Kosovës si pasues i izraelitit Rami Hadar, i cili dha dorëheqje pas rezultateve jo të mira me Kosovën në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat