Besëlidhja e ka mbyllur pa asnjë humbje mini-fazën e parë të kampionatit në basketboll për meshkuj. Kampionët nga Lezha fituan 93-65 ndaj Tiranës në ndeshjen që mbylli javën e pestë të Superligës.
Takimi i luajtur në “Fahrie Hoti” u dominua nga skuadra e Besëlidhjes, që u shkëput 33-16 që në periodën e parë. Më pas, për kampionët ishte e lehtë të administronin avantazhin, duke mos lënë bardheblutë të afrohen.
Për Besëlidhjen, 10 lojtarë realizuan në koshin e Tiranës (Angle me 15 pikë më i miri), ndërsa për kryeqytetasit u dalluan Lilaj me 21 pikë e Hysenagolli me 20 pikë e 19 rebound.
Në Kategorinë e Parë për meshkuj, fitore jashtë fushe për Fieri Basket, që mundi 104-87 Pogradecin, duke u ngjitur në koutën e 7 pikëve. Ndërsa liqenorët qëndrojnë në vendin e fundit në renditje.
Superliga-Meshkuj, java e 5-të
Tirana – Besëlidhja, 65-93
Renditja: Besëlidhja 10 pikë, Tirana 8 pikë, Teuta 7 pikë, Kamza Basket 7 pikë, Apolonia 7 pikë, Vllaznia 6 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 5-të
Pogradeci – Fieri Basket, 78-104
Renditja: Elbasani 10 pikë, Partizani 9 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Flamurtari 7 pikë, Fieri Basket 7 pikë, Pogradeci 5 pikë.