Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet

Basketboll

Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 22:21
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet intensive për sfidat e nëntorit.

Të mërkurën kanë stërvitur në mëngjes, ku ka mënguar vetëm Dominic Artis.

Përgatitjet po vazhdojnë dy herë në ditë në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kosova do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshet me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

Dardanët kanë një fitore dhe një humbje.

Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat