Janë zhvilluar në mesjavë ndeshjet e raundit të nëntë të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipet e Barcelonës dhe Fenerbahce udhëheqin së bashku klasifikimin me nga 7 fitore secila.
Ekipi katalanas fitoi 87-79 në fushën e vështirë të Partizan Beograd, ndërsa turqit e Fenerbahce mundën 87-76 Bayern Munich.
Më pas, me nga 5 fitore secila vijnë 5 skuadra që luajnë për një vend në play off.
Në ndeshjet e fundit, Real Madrid mundi pa probleme 98-86 Virtus Bologna, ndërkohë që pas kohës shtesë fitoi Alba Berlin, që mundi 105-101 Armani Milano. Fitojnë edhe kampionët në fuqi të Panathinaikos, 93-87 ndaj Maccabi.
Euroleague – raundi i 9-të
Fenerbahce – Bayern Munich, 87-76
Monaco – Crvena Zvezda, 90-98
Olympiacos – Villeurbanne, 94-92
Alba Berlin – Armani Milano, 105-101
Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 93-87
Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 84-89
Real Madrid – Virtus Bologna, 98-86
Partizan Beograd – Barcelona, 79-87
Paris Basketball – Zalgiris Kaunas, 83-77