Skuadra e Cleveland vijon marshimin e saj në NBA këtë sezon, duke korrur suksesin e 13-të radhazi në po kaq takime të zhvilluara. Cavaliers fituan sot 114-106 në fushën e Philadelphia, ky dyshja Garland-Mitchell realizoi 48 pikë se bashku.
Pas kohës shtesë triumfon ekipi i Milwaukee, që mundi 127-210 Detroit, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 59 pikë e 14 rebound. Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 139-114 Brooklyn jashtë fushe, falë 36 pikëve të Jayson Tatum.
Moment të mirë po kalon edhe ekipi i Lakers, që mposhti 128-123 Memphis. LeBron James magjik me një “triple double” (35 pikë, 12 rebound, 14 asist). Oklahoma merr kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 106-88 ndaj New Orleans (Williams 31 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Orlando – Indiana, 94-90
Brooklyn – Boston, 114-139
New York – Chicago, 123-124
Oklahoma – New Orleans, 106-88
Philadelphia – Cleveland, 106-114
Houston – Clippers, 111-103
Milwaukee – Detroit, 127-120
San Antonio – Washington, 139-130
Lakers – Memphis, 128-123
Portland – Minnesota, 106-98
Sacramento – Phoenix, 127-104