Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin nëntor.
"Koha për Kosovën!
Më 21 nëntor do të ndeshet me Zvicrën në Bern dhe më 24 nëntor ndaj Irlandës në Dublin.
Dardanët më shumë se kurrë kanë nevojën për ndihmën nga diaspora.
Diaspora është infuzion për basketbollistët e Kosovës, ku gjithmonë i ka qëndruar pranë.
Kjo u dëshmua edhe në fitoren e vitit të kaluar, pikërisht në Zvicër, derisa ka ardhur koha që palestrat në Bern dhe Dublin të jehojnë me këngët për Kosovën", njofton FBK: