Superliga në parket për javën e gjashtë

Basketboll

Superliga në parket për javën e gjashtë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 14:29
Pamje nga një ndeshje

Superliga e basketbollit për meshkuj do të zhvillojë të premten dhe të shtunën ndeshjet e javës së gjashtë të kampionatit.Sfida hapëse do të jetë nesër, me Besëlidhjen kryesuese që pret Apoloninë në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa një orë më vonë në Bathore do të luhet takimi Kamza-Tirana.

Java do të kompletohet të shtunën me ndeshjen Teuta-Vllaznia në orën 19:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Më mbylljen e këtyre takimeve do të nisë edhe grumbullimi i Kombëtares për ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues për Kupën e Botës 2027, atë ndaj Austrisë, takim që do të luhet më datë 21 nëntor në orën 19:30 në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë.

Kuqezinjtë e Erkand Karajit u mundën në ndeshjen e parë nga Armenia me rezultatin 84-79. Skuadra do të grumbullohet në datë 17 nëntor në Durrës, ndërsa takimi Shqipëri-Austri do të arbitrohet gjyqtari spanjoll Arnau Padros Feliu, me asistentët Valerio Grigoni nga Italia dhe Ioannis Agrafiotis nga Greqia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat