Anadolu Efes fitoi ndaj Real Madrid 64:74 duke konfirmua krizën që skuadra spanjolle po kalon që prej fillimit të këtij sezoni.
Me një mungesë të rëndësishme si Xhanan Musa, Reali e nisi shumë dobët në periodën e parë duke shënuar vetëm 6 pikë në 10 minuta, ndërkohë që vjen dhe shkëputja e parë e Efes me 15 pikë avantazh.
Në periodën e dytë Reali nuk ka asnjë përgjigje për skuadrën nga Stambolli dhe diferenca arrin deri në 27 pikë. Perioda e tretë nis me një ndryshim në lojë për spanjollët, teksa nisin të shenojnë rresht Gabriel Deck, Campazzo dhe Hezonja. Diferenca ulet deri në 9 pikë, por për Los Blancos vijon problemi në saktësinë e gjuajtjeve.
Perioda e katërt, me shumë vrull nga të dy krahët por dhe me tension dhe faulla teknik. Reali i Madridit arrin ta ulë deri në 1 pikë kur shifrat shënonin 62-63 por nuk mundën dot ta barazonin e aq më pak ta kapërcenin skuadren turke që i mbijeton kështu në Madrid një përmbysje rekordesh nga -27 pikë diferencë.
Në fund Reali numëron vetëm 5 trepikësha nga 34 tentativa dhe e veçanta ishte se në këtë ndeshje spanjollët më shumë gjuajtën për tri pikë se sa për dy. Me këtë fitore Efes ngjitet në vend të 9-të, ndërsa Real Madrid qëndron në vend të 11-të .