Media serbe: Bukuroshja shqiptare është ylli i ri i Euroligës!

Basketboll

Media serbe: Bukuroshja shqiptare është ylli i ri i Euroligës!

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 00:09
Marigona

Një tifoze ra në sy të të gjithëve që ndoqën ndeshjen ndërmjet Olympiakos dhe Asvel në xhiron e nëntë të Euroligës në basketboll.

Media serbe “Kurir” është pa fjalë nga bukuroshja shqiptare duke shkruar me titull: “Shqiptarja është ylli i ri i Euroligës!

Ja bukuroshja zeshkane që çmendi gjithë Evropën!”.

Image

“Bukuroshja e cila u shfaq në kornizë së bashku me të dashurin e saj, quhet Marigona dhe është shqiptare!

Pesë minutat e famës së saj ajo i përjetoi në Greqi, ishte e ftuar në disa emisione, madje u drejtua nga gazetarja atraktive greke Dora Panteli.

Image

Olympiakos mundi Asvelin 94:92 pas një kthese të madhe, por duket se pas ndeshjes u fol më shumë për bukuroshen që ishte pranë fushës sesa për basketbollin dhe vetë ndeshjen.

Marigona është e njohur në tiktok dhe instagram, ku edhe para kësaj ndeshje kishte mijëra ndjekës, por pas ndeshjes dhe ndeshjes jashtë, mori dhjetëra mijëra fansa të rinj. Ndryshe, ajo së fundmi ka publikuar fotografi nga Kosova, ku ka qenë me të dashurin e saj, Nikon.

Marigonës i pëlqen të udhëtojë, së fundmi ka qenë në Paris me të dashurin e saj, kanë vizituar Greqinë dhe tani që është bërë e famshme për basketbollin e do të shfaqet më shpesh në ndeshjet e ekipit bardhekuq nga Pireu”, ka shkruar mediumi serb.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat