Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), mbështetja e madhe për basketbollin e Kosovës!
"MKRS është përkrahëse e fuqishme për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjithmonë ka përkrahur projektet e Federatës e Basketbollit të Kosovës (FBK), duke dhënë ndihmë jetike për zhvillimin e basketbollit.
MKRS po e mbështet fuqishëm Kosovën A, që është në vlugun e përgatitjeve për dy sfidat shumë të rëndësishme të nëntorit.
Kosova do të përballet me Zvicrën më 21 nëntor në Bern dhe më 24 nëntor me Irlandën në Dublin. Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027", njofton FBK.