Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në nëntor!
Dy sfidat zhvillohen në udhëtim, ku Dardanët kanë nevojë më shumë se kurrë përkrahjen nga mërgimtarët në diasporë.
Sfida e parë do të zhvillohet në Bern më 21 nëntor, derisa sfida e dytë në Dublin më 24 nëntor.
Takimet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Përkrahja nga mërgimtarët ku ka luajtur Kosova ka qenë e madhe, dhe kështu pritet të jetë edhe në Zvicër e Irlandë.
Si gjithmonë përkrahja e tyre është infuzion për basketbollistët e Kosovës, në rrugët drejt kualifikimit.