Nis këtë mesjavë edicioni i katërt i Ligës Unike në basketboll për femra, turneu ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ashtu si edhe vjet, 6 janë skuadrat pjesëmarrëse, nga tri për çdo shtet.
Shqipëria do të përfaqësohet me Flamurtarin, Tiranën dhe Partizanin, ndërkohë që ka risi për sa i përket ekipeve kosovare. Përveç Bashkimit, do të debutojnë edhe Junior 06 Moni Bau si dhe ekipi i Peja 03.
Ashtu si gjithnjë, luhet me sistem vajtje-ardhje, çdo mesjavë, për të nxjerrë katër skuadrat më të mira, që shkojnë në play off. Më datat 20 dhe 21 nëntor do të luhet takimet e javës së parë të këtij turneu.
Liga Unike-Femra (java e parë)
Bashkimi – Flamurtari, 20 nëntor
Partizani – Junior Moni Bau, 20 nëntor
Peja 03 – Tirana, 21 nëntor