Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj Cleveland Cavaliers duke i dhënë fund startit perfekt të këtyre të fundit prej 15 ndeshjesh e 15 fitoresh.
Kampionët fituan me vetëm tri pikë epërsi, 120:117.
Ata udhëhoqën bindshëm deri në çerekun e tretë.
Donovan Mitchell i Cavs-ave dha 35 pikë, por 33 pikët e 12 kërcimet e Jayson Tatumit të Keltëve dolën më vendimtare.