Dardanët sot në mëngjes kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Prishtinë.!
Atmosfera në kampin është mjaft e mirë, ku basketbollistët e Kosovës po e japin maksimumin për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Irlandës.
Sfida e parë është në Bern më 21 nëntor, derisa e dyta më 24 nëntor në Dublin.
Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje. Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje