Ka startuar edicioni i radhës së Ligës Unike në basketboll për femra, turneu ndërkombëtar mes skuadrave më të mira nga Shqipëria e Kosova. Janë luajtur dy nga tri ndeshjet e javës së parë.
Në “Asllan Rusi”, ekipi i Partizanit fitoi 86-65 ndaj Junior Moni Bau, një ndeshje e komanduar nga skuadra e “kuqe”, që e thelloi epërsinë nga perioda në periodë. Lalaj me 18 pikë ishte shënuesja më e mirë.
Në Kosovë, ekipi i Bashkimit mundi 82-73 Flamurtarin, sfidë e ekuilibruar deri në fund. Vendaset u shkëputën në fund dhe morën një fitore të rëndësishme, me Tjompson që realizoi 36 pikë për kosovaret.
Liga Unike, Femra (java e parë)
Bashkimi – Flamurtari, 82-73
Partizani – Junior Moni Bau, 86-65
Peja 03 – Tirana, 21 nëntor
Renditja: Partizani 2 pikë, Bashkimi 2 pikë, Flamurtari 1 pikë, Junior Moni Bau 1 pikë, Tirana 0 pikë, Peja 0 pikë.