Zvicra ka shënuar fitore me lehtësi me rezultat 75:43 (14:12, 22:6, 20:22, 19:3) me rezultat ndaj kombëtares së Kosovës, në kuadër të ndeshjeve parakualifikueseve për në Kampionatin Botëror në basketboll.
Ndeshja filloi me vonesë prej 80 minutave, për shkak se Zvicra u vonua që të paraqitet në palestër, ngase hasi në vështirësi në komunikacion, gjithnjë duke iu referuar Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Kjo ndodhi për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Zvicra e ka dominuar takimin që nga sekonda e parë e deri në fund në përballje me kombëtaren e Kosovës.
Dardanët asnjëherë nuk e barazuan rezultatin.
Mikpritësit ka udhëhequr me 4:0, 4:3, 10:3, duke përmbyllur çerekun e parë me 14:12 në favor të tyre.
Çereku dytë ishte fatal për Dardanët, kur Zvicra e nisi me seri 8:0 (22:12).
20 minutat e parë mbyllen me 18 pikë epërsi (36:18) për Zvicrën.
Një epërsi e thellë për Zvicrën që të shkoi komode në pushim.
Në çerekun e tretë po e njëjta Zvicër e cila kontrolloi lojën dhe në minutën e 24-të ishte në epërsi me 13 pikë (45:32).
Çereku i katërt nisi katastrofal për Dardanët, me seri 17:0 për Zvicrës, duke e ngritur epërsinë në 33 pikë (73:40) dhe takimi përfundoi me 75:43.
Për Zvicrën Boris Mbala është më efikasi me 15 pikë, i ndihmuar nga Selim Fofana 14,Jonathan Kazadi 14 e Paul Gravet 10 sosh.
Për Kosovën pikët i realizuan: Mikael Tmushiq 9, Dardan Berisha 8, Gëzim Morina 6, Muhamedali Janjeva 6, Dominic Artis 4, Arti Hajdari 3, Meriton Ismajli 3, Lis Shoshi 2 e Erjon Kastrati 2.
Në Grupin A, Zvicra kryeson me 6 pikë, pasojnë Irlanda me 4, Kosova 4 dhe Azerbajxhani me 4 pikë.