Endrit Hysenagolli mbyllë kapitullin me kombëtaren e Shqipërisë

Basketboll

Endrit Hysenagolli mbyllë kapitullin me kombëtaren e Shqipërisë

Nga: K.G.. Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 19:23
Basketbollisti Endrit Hysenagolli

Basketbollisti Endrit Hysenagolli mbyllë kapitullin me kombëtaren e Shqipërisë.

Endrit Hysenagolli është emër i njohur edhe në basketbollin e Kosovës, pasi që ndër vite ka luajtur me sukses për disa ekipe.

“Endrit Hysenagolli një nga shtyllat e basketbollit shqiptar ka vendosur të mbyllë kapitullin e tij me ekipin kombëtar pas një karriere të jashtëzakonshme.

Duke debutuar në moshën 19-vjeçare me ekipin kombëtar U20 në vitin 2005, Endriti ka qenë një figurë kyçe për Shqipërinë duke regjistruar plot 64 ndeshje me fanellën kuqezi. Në vitin 2024 si pjesë e Kombëtares së të Rriturve ai mbyll një rrugëtim plot përkushtim, përulësi dhe pasion.

Federata Shqiptare e Basketbollit e falënderon për kontributin e tij të vyer ndër vite dhe për shembullin që ka dhënë për brezat e rinj.

Rrugëtimi i tij do të mbetet gjithmonë frymëzim për basketbollin shqiptar.

Faleminderit Agolli”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat