Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vazhduar me Projektin Inovativ “Alley-Oop,” që ka për qëllim masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa është ndihmuar nga Komuna e Gjakovës në Gjakovë.
Gara e dytë është organizuar në Gjakovë, ku morën pjesë pesë skuadra, të ndara në dy grupe, dhe më pas u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.
Pas ndeshjeve interesante, El quadro dhe Gjakova e Re u përballën në finale, ku El quadro fitoi me shifrat 18:12.
Skuadra fituese mori çmimin prej 300.
Projekti do të vazhdojë me turne në qytetet e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, dhe Therandës.
Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.
“Alley-Oop” është një Program i FIBA Europe, që synon promovimin e basketbollit 3x3 në të gjitha qytetet e Kosovës.