Kombëtarja e Kosovës ka pësuar dy humbje brenda katër ditëve në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror në basketboll.
Kësaj radhe në Dublin u mposhtën me rezultat 91:85 (24:12, 18:25, 31:21, 18:27) nga Republika e Irlandës, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit A.
Të enjten që e lamë ishin mundur me 75:43 nga Zvicra.
Pamje nga ndeshja
Zvicra kryeson me 8 pikë, pasojnë Irlanda me 6, Kosova 5 dhe Azerbajxhani 5.
Çereku i parë ishte fatal për Kosovën ku ishin në disavantazh 17:2 në minutën e 6-të.
Çereku i parë u mbyllë me 24:12 për vendasit.
Në çerekun e dytë Dardanët treguan lojë të nivelit tjetër dhe afrohen në pesë pikë (42:37).
Në[ minutën e 24-të Irlanda shkëputet në 12 pikë dallim (53:41).
Në minutën e 30-të, rezultati 73:58 për irlandezët.
Gjithçka ishte e qartë në minutën e 37-të, Irlanda në epërsi prej 14 pikëve (90:76) dhe ka përfunduar sfida me 91:85.
Basketbollisti Neal Quinn me 23 pikë është më efikasi të vendasit, i ndihmuar nga Sean Flood me 21, John Carroll me 12 etj. ndërsa te Kosova Dardan Berisha shënoi më së shumti pikë, gjithsej 15, i ndihmuar nga Lis Shoshi me 14.