Spanulis debuton me fitore në Oaka

Basketboll

Spanulis debuton me fitore në Oaka

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 23:15
Pamje nga ndeshja

Monaco ka fituar një ndeshje të vështirë në Oaka Arena të Athinës 88-91 ndaj Panathinaikos, e vlefshme për javën e 12-të në Euroligë. Ishte një takim i vështirë psikologjikisht për të dy ekipet teksa u dhanë faulle teknikë e faulle antisportivë si pasojë e një ndeshje mjaft fizike. Perioda e parë ishte e mirë për vendasit, por gjatë gjithë kohës Monaco qëndronte pranë dhe nuk e lejonte skuadrën helene të shkëputej.

Sapo mori avantazhin e parë, skuadra franceze tregoi se kjo për vendasit do te ishte një mbrëmje e gjatë. Në periodën e dytë del në pah gjuajtja e saktë e francezëve, sidomos me Broën Diallo dhe Loyd nn organizimin e Mike James.

Për Monacon ishte e veçante pasi debutoi Vasilis Spanulis si trajner pas shkarkimit të Sasha Obradovic. Në periodën e tretë Panathinaikos nisi të reagojë dhe luan më shpejt dhe nis të shënojë Kendrick Nunn.

Perioda e katërt, shumë e ekulibruar teksa statistikat tregojnë për 23 herë ndryshim udhëheqje mes skuadrave. Në fund gjithçka zgjidhet në sekondat e fundit ku falë 5 pikëve vendimtare të Loyd, Monaco arrin ta sigurojë këtë fitore.

U dallua Diallo për Monaco me 24 pikë si dhe Kendrick Nunn për Panathinaikos me 22 pikë. Me këtë fitore, Monaco ngjitet në vend të 4-ët ndërsa Panathinaikos zbret në vend të 6-të. Surpriza këtë javë ishte humbja e Fenerbahces duke humbur kreun dhe Parisi ngjitet në vend të parë pas 8 fitoreve radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat