Peja ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj skuadrës prishtinase, Bora me rezultat 76:64 (21:20, 20:16, 22:17, 13:11), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.
Cereku i parë ishte i baraspeshuar, duke përfunduar 21:20, megjithatë, verdhezinjtë ishin më të mirë në periudhën e dytë dhe të tretë, ku e bën dallimin dhe në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë, për të triumfuar në fund 76:64.
Më i miri te Peja ishte Jasquez Yow me 19 pikë e dhjetë kërcime, derisa te Bora u dallua Alex Aveion Lomax me 15 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Peja ka pesë fitore e pesë humbje, ndërsa Bora ka një fitore e tetë humbje.