Barcelona bie në Athinë

Basketboll

Barcelona bie në Athinë

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 23:20
Pamje nga ndeshja

Në “Oaka Arena”, Panathinaikos fitoi ndeshjen më emocionuese të ditës së parë në javën maratonë të Euroligës. Vërtet që mbrëmja e së martës kishte surpriza si humbja e Real Madrid në Lion, por fitorja e Panathinaikos 90-89 do të kujtohet gjatë për magjinë që dhuroi.

Perioda e parë nisi me një shkëputje të lehtë të Panathinaikos ku maksimumi u arrit në periodën e dytë 31-24 me 7 pikë avantazh. Nuk do të zgjaste shumë sepse menjëherë Barcelona do të merrte avantazhin me 4 pikë por falë koshave të njëpasnjëshëm të Broën dhe Nunn, Panathinaikos e barazoi 45-45 ku dhe mbyllet pjesa e parë.

Në periodën e tretë, Panathinaikos dukej se do ndërtonte një avantazh komod por me një parcial 10-0 të Barcelonës gjithçka kthehet në favor të katalanasve. Barcelona madje arrin maksimalisht deri në +12 pikë dhe është pikërisht kështu ku ngjitet në katedër Kendrick Nunn.

Duke shënuar 3 trepikësha rresht dhe njëri prej tyre nga mesi i fushes, Panathinaikos barazon në periodën e katërt, diçka që dukej e pamendueshme.

Në 7 minutat e fundit takimi vijon me diferenca shumë të ngushta, por në fund Panathinaikos arrin të krijojë 3 pikë avantazh. Abrines pëson faull nga Nunn dhe i shënon të tre këto gjuajtje duke barazuar ndërsa Nunn doli me 5 personale duke e mbyllur ndeshjen me 29 pikë.

Në fund Lesort mori faull dhe nga dy gjuajtje të lira shënoi 1 duke i dhënë dhe fitoren të gjelbërve 90-89 e duke u kthyer tek fitorja pas 2 humbjesh. Panathinaikos me këtë fitore ngjitet në vend të 5-të, ndërsa Barcelona bie 3 pozicione, pikërisht në vend të 9-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat