Javë pozitive për skuadra shqiptare, triumfojnë Partizani dhe Tirana

Basketboll

Javë pozitive për skuadra shqiptare, triumfojnë Partizani dhe Tirana

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të Ligës Unike në basketboll për femra.

Bashkimi, që ka luajtur katër takime, kryesojnë renditjen, ndërkohë që kjo javë ishte e mirë për skuadrat shqiptare.

Partizani fitoi 70-54 ndaj Flamurtarit në “Asllan Rusi”, duke u ngjitur në vendin e dytë. Takimi u komandua nga vajzat kryeqytetase, që u shkëputën gradualisht. Vendimtare ishte Dick me 17 pikë, shënuesja më e mirë.

Fitoren e parë në këtë turne korri Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 81-74 Junior Moni Bau, në një sfidë më të ekuilibruar.

Fitore me përmbysje e skuadrës bardheblu, ku u dallua Davis me 20 pikë e 15 rebound.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat