Cleveland vijon sezonin fantastik në NBA, duke udhëhequr renditjen pas fitores 118-87 ndaj Washington. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Mobley e Mitchell nga 19 pikë secili më të mirët).
Fiton edhe Milwaukee, 128-107 ndaj Detroit, ndeshje ku ku dyshja Antetokounmpo-Lillard realizoi 55 pikë së bashku.
Skuadra e Dallas, falë 37 pikëve e 12 rebound të Luka Doncic, mposhti 121-116 Memphis, duke ngjitur shkallët në renditje.
Oklahoma rimerr kreun në Perëndim pas fitores 133-106 ndaj Utah Jazz. Jalen Williams me 28 pikë e Alkexander Shai me 26 bënë diferencn për Oklahomën. Pa probleme fiton Clippers, 127-105 ndaj Portland, sfidë ku u dallua Norman Powell me 30 pikë.
Humbja e pestë radhazi për Golden State, që u mund 119-115 nga Denver pas një loje të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Denver realizuan shifër dyfishe pikësh, ku vendimtar ishte Nikola Jokic, autor i 38 pikëve e 10 rebound.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Philadelphia, 104-110
Cleveland – Washington, 118-87
Detroit – Milwaukee, 107-128
New York – Orlando, 121-106
Toronto – Indiana, 122-111
Oklahoma – Utah Jazz, 133-106
Dallas – Memphis, 121-116
Phoenix – San Antonio, 104-93
Denver – Golden State, 119-115
Sacramento – Houston, 120-111
Clippers – Portland, 127-1050