Pas zhvillimit të pesë xhirove të JR NBA Kosovës, të premten do të zhvillohet faza përfundimtare, ku do të vendoset për titullin e kampionit.
30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-14 vjeç ishin ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione.
Fituesit e gjashtë Divizioneve janë kualifikuar në fazën finale, ku me short, dy ekipe do të kalojnë në gjysmëfinale, derisa do të zhvillohen dy ndeshje çerekfinale, më pas dy ndeshje gjysmëfinale, si dhe finalja për titullin e kampionit.
Të premten turneu final do të zhvillohet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 12:00 deri në ora 16:00.
Ky është edicioni i tretë i JR NBA Kosovës, që ka për synim zhvillimin e gjeneratave të reja.
Projekti për vitin e tretë radhazi po realizohet në vendin tonë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes NBA dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe bashkëpunimit të ngushtë me Federatën e Sportit Shkollor.
Fituesit e Konferencave
Konferenca Lindore, Divizioni Qendror - Prishtinë-Fushë Kosova
Xhemajl Mustafa (Detroit Pistons) 4 fitore
Konferenca Lindore, Divizioni Juglindje – Ferizaj
Emin Duraku (Miami Heat) 4 fitore
Konferenca Perëndimore, Divizioni Pacifik – Peja
Vaso Pasha (Sacramento Kings) 3 fitore dhe 1 humbje
Konferenca Lindore, Divizioni Atlantik – Gjilani
Hello Academy (Neë York Knicks) 4 fitore
Konferenca Perëndimore, Divizioni Jugperëndimor - Prizreni
Shkëndija (Neë Orleans Pelicans) 4 fitore
Konferenca Perëndimore, Divizioni Veriperëndimor - Prishtina
Meto Bajraktari (Denver Nuggets) 4 fitore