Çka është basketbolli për Arbnorën?

Basketboll

Çka është basketbolli për Arbnorën?

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:32
Arbnore Perçuku

Çka është basketbolli për Arbnorën?

Flet më së miri basketbollistja Arbnore Perçuku!

“.Basketbollin për mua do ta përshkruaja si abetare, pasi është sporti me të cilin jam rritur dhe vazhdoj ta luaj ma pasionin më të madh.

Pra, që nga fëmijëria, topi i basketbollit ishte “lodra” ime, me të cilën u dashurova në shikim të parë.

Falë këtij sporti kam arritur kulminacionin, ku edhe ende qëndroj dhe vazhdoj të luaj dhe e promovoj si sport te gjeneratat e reja. Basketbolli është i shenjtë për mua pasi me anë të këtij sporti kam ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, qoftë në parket apo jashtë tij.

Sukseset, emocionet, gëzimet që mi ka dhënë basketbolli nuk besoj se do ti kisha shijuar në ndonjë sport apo profesion tjetër. Andaj, këtë sport që ka ndikim në çdo sferë të jetës, ua propozoj të gjitha çikave të reja.”, tha  Arbnorja.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat