Janë luajtur katër takimet çerekfinale të NBA-Cup, duke përcaktuar 4 skuadrat më të mira që avancojnë në gjysmëfinale.
Në Lindje, Milwaukee mundi 114-109 Orlando, sfidë ku për Bucks u dallua Antetokounmpo me 37 pikë, mbështetur edhe nga Lillard me 28 pikë.
Në takimin tjetër të kësaj Konference, ekipi i Atlanta fitoi 108-100 në fushën e Neë York. Stoli i ekipit mik ishte vendimtar, nga ku erdhën 43 pikë (Hunter me 24 pikë më i mir).
Në Perëndim, Houston fitoi 91-90 ndaj Golden State në sekondat e fundit të ndeshjes. Vendimtar për vendasit ishte Sengun, autor i 26 pikëve e 11 rebound, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Kuminga për Warriors.
Përballë tyre do të jetë skuadra e Oklahoma, që po shkëlqen edhe në kampionat. Ata mundën 118-104 Dallas jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Alexander Shai, autor i 39 pikëve.
NBA-Cup, çerekfinale
Milwaukee – Orlando, 114-109
New York – Atlanta, 100-108
Oklahoma – Dallas, 118-104
Houston – Golden State, 91-90
NBA-Cup, gjysmëfinale
Milwaukee – Atlanta
Oklahoma – Houston