Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 9-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Skuadra kampione e Besëlidhjes fitoi 89-76 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në Durrës, duke mbetur e pamposhtur.
Një ndeshje në përgjithësi i ekuilibruar, me lezhjanët që kishin një avantazh të lehtë. Teuta shpresoi deri në fund të rikuperojë, por pa sukses. Angle me 18 pikë, Hamati e Hysa me nga 17 pikë secili u dallan për lezhjanët.
Fitore të rëndësishme korri edhe Apolonia, që në fushën e saj mundi 90-75 ndaj Tiranës. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por në të dytën erdhi shkëputja e ekipit fierak, që e meritoi fitoren.
Harris me 25 pikë e 13 rebound ishtë më i miri në fushë per vendesti, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Hysenagollit për bardheblutë
Në takimet e Kategorisë së Parë, ekipi i Elbasanit vijon të kryesojë i pamposhtur dhe me 18 pikë të plota. Elbasani fitoi thellë 112-58 ndaj Skënderbeut.
Të njëjtin ritëm ndjek Partizani, që triumfoi 96-68 ndaj Fieri Basket dhe qëndron në vendin e dytë. Ndërsa Flamurtari doli fitues 95-81 ndaj Pogradecit.
Superliga-Meshkuj, java e 9-të
Apolonia – Tirana, 90-75
Teuta – Besëlidhja, 76-89
Kamza Basket – Vllaznia, 15 dhjetor
Renditja: Besëlidhja 18 pikë, Teuta 14 pikë, Apolonia 13 pikë, Tirana 12 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Vllaznia 10 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 9-të
Elbasani – Skënderbeu, 112-58
Pogradeci – Flamurtari, 81-95
Partizani – Fieri Basket, 96-68
Renditja: Elbasani 18 pikë, Partizani 17 pikë, Fieri Basket 13 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Pogradeci 9 pikë.