Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 89:79 (21:12, 24:18, 25:22, 19:27), në javën e 12-të të ProCredit Superligës.
Skuadra vendase e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fitoi 21:12, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, për të ngritur më shumë epërsinë, 24:18, duke shkuar në pushim me rezultat 45:30.
Periudha e tretë ishte më e baraspeshuar, 25:22, derisa në dhjetë minutat e fundit, përkundër tentimeve nga mysafirët, kuqezinjtë ruajtën epërsinë dhe fituan me dhjetë pikë dallim, 89:79.
Më i miri te vendasit ishte Jason Jitoboh me 14 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ku Jetmir Zeqiri kishte 13 pikë e 13 kërcime.
Vëllaznimi ka pesë fitore e shtatë humbje, kurse Bora dy fitore e nëntë humbje.