Sporti i basketbollit është tronditur në ditën e sotme.
Basketbollisti letonez, Janis Timma është gjetur i vdekur në mëngjesin e sotëm në Moskë.
Basketbollisti i ekipit Manbus Obradoiro u gjet pa shenja jete në një hotel në kryeqytetin rus, ndërsa pranë trupit të tij u gjet edhe një shkrim lamtumire për gruan e tij, njoftojnë mediat letoneze.
Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një vetëvrasje pasi nuk ka shenja apo elemente të veprës penale – vrasjes.
“Më thirr Ana”, shkruante në telefonin e tij, duke iu drejtuar gruas së tij.
32 vjeçari duket se nuk ka mundur ta përballojë dot divorcin me gruan e tij kështu që vendosi t’i japë fund jetës së tij.
Përfaqësuesi letonez ka luajtur për disa ekipe si Baskonia, Olympiacos, Khimki, UNICS, Zenit etj, ndërsa me Letoninë debutoi në vitin 2013 dhe ka luajtur për Kombëtaren e tij në turneun kualifikuar për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.