Ekipi i Cleveland mbetet në krye të renditjes në NBA, pas fitores 130-101 ndaj Brooklyn jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku për Cavaliers 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën.
Fitore në sekondën e fundit për Denver, që mundi 130-129 Sacramento, sfidë ku shkëlqeu sërish Nikola Jokic me një “triple double” (20 pikë, 14 rebound e 13 asist). Shënuesi më i mirë për miqtë ishte Murray me 28 pikë.
E njëjta situatë edhe në fitoren 125-124 të Detroit ndaj Miami, sukses që erdhi në kohën shtesë. Butler realizoi 35 pikë, por që s’mjaftuan për Miami, ndërsa për Pistons u dallua Beasly me 28 pikë.
Në fund fiton edhe Chicago, 122-121 në fushën e Toronto, sfidë ku për Bulls u dallua stoli, nga ku erdhën 50 pikë. Jashtë fushe fiton Philadelphia, që falë 40 pikëve të Maxey mundi 121-108 Charlotte.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Philadelphia, 108-121
Detroit – Miami, 125-124
Brooklyn – Cleveland, 101-130
Toronto – Chicago, 121-122
Sacramento – Denver, 129-130
Clippers – Utah Jazz, 144-107