Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Teutës në Durrës me rezultat 92:98 (20:27, 27:21, 23:19, 22:31), në javën e dytë të Ligës Unike.
Kjo ishte fitorja e dytë për kuqezinjtë, ndërsa humbja e dytë për durrësakët.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe e fituan çerekun e parë 20:27, derisa vendasit u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë 27:21, për të shkuar në pushim me shifrat 47:48.
Durrësakët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, por në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Vëllaznimi u tregua skuadër më e mirë dhe fitoi 22:31, për të triumfuar në fund 92:98.
Më të mirët te vendasit ishin Tyras Morton me 17 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, Morgan Taylor me 20 pikë e tetë asistime dhe Bryan Powell me 25 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Jason Jitoboh me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Jericol Hellemi me 24 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.