Damian Lillard, basketbollisti i parë në histori që nënshkruan një kontratë të përjetshme

Basketboll

Damian Lillard, basketbollisti i parë në histori që nënshkruan një kontratë të përjetshme

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 15:35
Damian Lillard

lli i Milwaukee Bucks, Damian Lillard u bë basketbollisti i parë në histori që nënshkroi një kontratë të përjetshme me kompaninë e njohur të veshmbathjeve Adidas.

Lillard nënshkroi kontratën e tij të parë me Adidas para sezonit të tij të parë në NBA në vitin 2012 dhe në 2014 ai zgjati kontratën e tij dhe nënshkroi një angazhim dhjetëvjeçar me vlerë 100 milionë dollarë.

Duke qenë se kontrata e tij është gati të skadojë, Adidas i bëri atij një ofertë të re që ai nuk mund ta refuzonte – një kontratë të përjetshme.

Kështu Lillard u bë lojtari i katërt aktiv që kishte një kontratë të përjetshme me një prodhues pajisjesh sportive.

E ndërsa nuk është bërë e ditur se sa para do të marrë Lillard për një kontratë të përjetshme, dihet se sa fitojnë tre të tjerët.

LeBron James ka një kontratë me Nike me vlerë një miliard dollarë, Kevin Durant paguhet 300 milionë nga Nike, ndërsa kontrata e Steph Curry me Under Armour “peshon” 75 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat