Fundjava do të sjellë super derbi në javën e 13-të të ProCredit Superligës, apo njëkohësisht e parafundit për vitin 2024.
Xhiro do të hapet me ndeshjen e skuadrave me traditë në vendin tonë, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa Portokallezinjtë tetë fitore e katër humbje, andaj pritet një takim shumë interesant.
E shtuna do të vazhdojë me derbin tjetër mes Pejës dhe Trepçës, po ashtu dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Verdhezinjtë ndodhen në vendin e katërt me gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa kampionët në vendin e parë me dhjetë fitore e dy humbje. Përballja pritet të jetë mjaft interesante në ‘Karagaçi’.
Të dielën do të përballen Bora me Proton Cable Prizrenin, në një sfidë mjaft të rëndësishme për të dy skuadrat. Prishtinasit janë në vendin e tetë me dy fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit në vendin e shtatë me tri fitore e nëntë humbje.
Kjo xhiro do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit. Therandasit janë në vendin e tretë me shtatë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë pesë fitore e shtatë humbje, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.
ProCredit Superliga-Java 13
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina - Bashkimi
19:00 Peja - Trepça
E diel
17:00 Bora - Proton Cable Prizreni
19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi