Tri ndeshje të luajtura sot në NBA dhe në fushë kanë zbritur ekipet që kryesojnë renditjen në Konferencat përkatëse.
Në Lindje, Cleveland fitoi 124-101 ndaj Milwaukee, dy skuadra që pretendojnë për titullin.
Skuadra e Cavaliers e dominoi ndeshjen, ku të gjithë titullarët e saj realizuan mbi 10 pikë.
Donovan Mitchell me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Cleveland, ndërsa për Bucks u dallua Antetokounmpo me 33 pikë e 14 rebound, por që mbetën për statistikë.
Në Perëndim kryeson Oklahoma, që fitoi 104-97 ndaj Miami jashtë fushe. Jalen Williams me 33 pikë dhe Alexander Shai me 25 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë.
Fiton edhe Philadelphia, që mundi 108-98 Charlotte, sfida pa shumë histori. Protagonist për vendasit ishte Joel Embiid, autor i 34 pikëve.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Charlotte, 108-98
Cleveland – Milwaukee, 124-101
Miami – Oklahoma, 97-104