Janë luajtur ndeshjet e raundit të 17-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Kryesuesit e Paris Basketboll nuk kanë zbritur në fushë për shkak të një virusi që ka prekur shumicën e skuadrës dhe Euroleague vendosi ta shtyjë sfidën.
Me nga 11 fitore në krye të renditjes, bashkë me Paris Basketball, janë edhe Monaco, Olympiacos e Bayern Munich. Skuadra gjermane arriti një fitore në sekondën e fundit ndaj Milanos.
Rikthehet te fitorja Real Madrid, që mundi thellë 94-72 pikërisht Monaco. Ndërsa Barcelona u mund 86-81 nga Virtus Bologna.
Fitore të thellë korri edhe ekipi kampion në fuqi i Panathinaikos, që mundi 104-69 Baskonia.
Euroleague-Raundi i 17-të
Panathinaikos – Baskonia Gasteiz, 104-69
Paris Basketball – Fenerbahce, e ndërprerë
Real Madrid – Monaco, 94-72
Anadolu Efes – Partizan Beograd, 86-77
Zalgiris Kaunas – Villeurbanne, 72-78
Virtus Bologna – Barcelona, 86-81
Olympiacos – Alba Berlin, 90-85
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 81-73
Armani Milano – Bayern Munich, 78-79