Shqiptari me pasaportë turke e gjunjëzon Partizanin e Beogradit

Basketboll

Shqiptari me pasaportë turke e gjunjëzon Partizanin e Beogradit

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 15:31
Erxhan Osmani

Skuadra turke Anadoly Efes ka mposhtur në teren të vet në Stamboll Partizanin e Beogradit me rezultat 86:77 në garën më elite të basketbollit europian.

Figurë qendrore e ndeshjes ishte shqiptari me pasaportë turke Erxhan Osmani, i cili e zhvilloi ndeshjen më të bukur në karrierë.

Për 35 minuta sa ishte në lojë, Osmani shkëlqeu me 25 pikë,që është record absolut në karrierën e tij dhe që është tre herë më shumë se mesatarja gjatë këtij sezoni.

Ai regjistroi edhe 6 kërcime dhe 4 asise, duke qenë enigmë e pazgjidhur për ekipin serb nga Beogradi.

Kjo fitore ishte e dhjeta për Efesin gjatë në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat