Nuk ia shitën shtëpinë një shqiptari për 450 mijë marka, serbi që iku nga Kroacia

Basketboll

Nuk ia shitën shtëpinë një shqiptari për 450 mijë marka, serbi që iku nga Kroacia

Nga: K.G. Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Është interesant se një serb thotë se një shqiptar i ka afruar 450 mijë marka por nuk ia ka shitur shtëpinë.  

Serbi me emrin Miodrag Stojakoviq kishte ikur nga Kroacia dhe ajo dihet për se, për shkak të krimeve që kanë bërë ndaj popullit kroatë.

Ushtria, paramilitarët dhe milicia serbe bënë gjenocidë në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve të 90-ta (1991 -1995), pastaj në Kosovë në periudhën 1998 – 1999.

Miodrag Stojakoviq, babai i një ish basketbollisti serb, që quhet Predrag, ka treguar se një shqiptar i ka ofruar deri në 450 mijë marka për shtëpinë e tij, por ai e ka refuzuar ofertën. Miodrag pranoi se kishte frikë nga dënimi i bashkatdhetarëve të tij.

“Ata nuk pranuan t'i shesin shtëpinë e tyre një shqiptari për 450 mijë euro dhe në Kroaci u morën gjithçka!”, kështu shkarravit pamfleti serb "Kurir".

Ky farë pamleti serb e di mirë se shovenizmi serbë në vitet e 90-ta ka bërë gjenocidë ndaj popujve shqiptarë, kroatë dhe boshnjakë.

Serbia u bombardua nga NATO nga 24 marsi deri më 10 qershor të vitit 1999, për shkak të gjenocidit ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Okupatori serb më 12 qershor të vitit 1999 u dëbua nga Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat