Projektohet për të udhëhequr ekipin drejt titullit.
San Antonio dhe trajneri Greg Popoviç e dinë se çfarë do të thotë që të fitosh ligën amerikane të basketbollit, ndërsa këtë po e mëson dalë nga dalë edhe një yll I ri francez, si Viktor Wembanyama.
Gjigandi, me trup tepër elegant, ishte protagonisti I mbrëmjes së Krishtlindjeve pasi shënoi 42 pikë dhe kapi 18 topa në tabela, në sfidën në fushën e Nju Jorkut.
Në Arenën mitike “Medison Skuer Garden”, Uembi shtoi edhe 4 asistë dhe 4 bllokime gjuajtjesh, si dhe një vjedhje topi.
E gjitha kjo në 40 minuta që ai qendroi në parket.
Në ndeshjen debutuese në Krishtlindje vetëm dy legjenda janë më lart sesa ai në historinë e NBA-së, Uilt Çembërlen që ka shënuar 45 pikë dhe Trejsi Mekgredi me 43.
Në total, vetëm 4 lojtarë ia kanë dalë të shënojnë të paktën 50 pikë në Krishtlindje, Luka Donçiç, Uilt Çembërlen, Bernard King dhe Rik Berri.
Pavarësisht klasit të Uembanijamës, San Antonio u mund në Nju Jork me shifrat 114-117, dhe për ekipin vendas shkëlqeu Mikal Brixhs me 41 pikë.