Janë luajtur takimet e raundit të 18-të të Euroleague në basketboll per meshkuj, të fundit për këtë vit. Francezët e Monaco dhe grekët e Olympiacos udhëheqin renditjen me nga 12 fitore secili.
Monaco mundi 94-75 Anadolu Efes, ndërsa Olympiacos triumfoi në sekondën e fundit 84-83 në Itali ndaj Armani Milano. Humbet edhe Paris Basketball, që u mund në fushën e spanjollëve të Baskonia.
Skuadra kampione e Panathinaikos triumfoi 80-69 në shtëpinë e Bayern Munich, ndërkohë që zhgënjen Barcelona. Katalanasit u mundën 78-74 në fushën e tyre nga Cërvena Zvezda die janë jashtë zonës play off.
Euroleague-Raundi i 18-të
Alba Berlin – Real Madrid, 69-80
Monaco – Anadolu Efes, 94-75
Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas, 95-78
Armani Milano – Olympiacos, 83-84
Virtus Bologna – Villeurbanne, 83-69
Bayern Munich – Panathinaikos, 69-80
Baskonia Gasteiz – Paris Basketball, 94-81
Partizan Beograd – Fenerbahce, 90-81
Barcelona – Crvena Zvezda, 74-78